“KLSH faktoi zhvatjen e qytetarëve”

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa tha sot se inceneratori i Tiranës është një nga veprat më të madha korruptive të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj. 

Ajo citoi raportin e Kontrollit të Lartë Shtetit që sipas saj provoi zhvatjen e qytetarëve.

“Në vend të 29 eurove për ton mbetje të kontratës, qytetarët paguajnë 41 Euro”,tha Zhupa duke shtuar se edhe Bashkia e Durrësit u bë pjesë e skemës për t’i dhënë inceneratorit të Tiranës 10 milionë Euro në vit për mbetjet e këtij qyteti.

Tv Klan