PD: Kajmaku duhet të ishte shkarkuar

PD: Kajmaku duhet të ishte shkarkuar

15:38 31/10/2019

“Rama vijon të mbrojë kryebashkiakun e Vorës”

Një ditë përpara se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve të vendosë për mandatin e kryetarit të Bashkisë së Vorës Agim Kajmaku, Partia Demokratike thotë se ai duhet të ishte shkarkuar menjëherë nga Kryeministri Rama sapo Prokuroria verifikoi zyrtarisht se ai ka shkelur ligjin e Dekriminalizimit.

“Duke mbajtur në detyrë një funksionar të lartë publik që shkel ligjin, që kryen vepra të rënda penale dhe mashtron qytetarët, Edi Rama tregon se antiligji është modeli i tij i qeverisjes. Gjatë gjithë kësaj kohe, Edi Rama ka qenë në mbrojtje të Agim Kajmakut, edhe pse e dinte se ai ishte subjekt i ligjit të dekriminalizimit”, tha ish-deputetja Dhurata Çupi.

Për demokratët, kjo qeveri nuk është e angazhuar për plotësimin e kushteve të Bundestagut,.

“Duke kandiduar persona me të kaluar kriminale, si në Shkodër, Vorë apo Vaun e Dejës, Edi Rama dëshmon se nuk ka ndërmend të marrë seriozisht plotësimin e 9 kushteve të Bundestagut, që është e vetmja rrugë për të hapur derën e mbyllur të Europës për të katërtën herë radhazi”.

Sipas organit të akuzës, kryebashkiaku i zgjedhur më 30 Qershor në Vorë është subjekt i ligjit pasi në formularin e vetëdeklarimit nuk ka përmendur ndalimin në Greqi në vitin 2003 me para të falsifikuara. Vetë Kajmaku i ka dërguar një letër KQZ-së ku shprehet se nuk ka qenë në dijeni të procesit të zhvilluar në mungesë të tij në Greqi. 

Tv Klan




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi