Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK, ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku për koncesionin 30 milionë euro të kalatës së Portit të Durrësit.

PD akuzon Ballukun për 6 vepra penale, teska thotë se kalata iu dha me koncesion për 5 vjet një kompanie të rregjistruar në parajsë fiskale.

Në padinë e PD, të dorëzuar në SPAK përfshihen edhe drejtori i Portit të Durrësit, Pirro Vengu, ametarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, si dhe kompania koncesionare, “Hili Company Limited”.

PD konsideron se ky është një rast ideal që SPAK të sprovohet para qytetarëve duke treguar me vepra funksionimin e ligjit për këdo që e ka shkelur atë, pavarësisht nëse është i pasur apo me pushtet.

Klan News