Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK Kryeministrin Edi Rama, disa ministra, deputetë dhe kryetar bashkish.

Arsyeja e kallëzimit është se ajo e përdorimit të paligjshëm të funksionit publik për interes elektoral.

Kallëzimi është bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ku në listën e gjatë të personave të denoncuar përfshihen:

Edi Rama, Kryeministër

Elisa Spiropali, Ministër i Marrëdhënieve me Kuvendi

Anila Denaj, Ministër i Financave dhe Ekonomisë

Arben Ahmetaj, Ministër i Rindërtimit;

Belinda Balluku, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;

Taulant Balla, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste

Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë;

Rakip Suli, Kryetar i Bashkisë Kamëz;

Emiriana Sako, Kryetar i Bashkisë Durrës;

Elton Arbana, Kryetar i Bashkisë Shijak;

Artur Bushi, Kryetar i Bashkisë Krujë;

Redjan Krali, Kryetar i Bashkisë Kavajë;

Dritan Agolli, Drejtor Ekzekutiv i Fondit Shqiptar të Zhvillimit;

Bujar Çela, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë;

Sadi Vorpsi, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë;

Karolina Kostallari, Drejtues i Njësisë Administrative nr.10 Tiranë

Kallëzimi i PD është bërë për dy vepra penale, “Shpërdorim detyre” dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

Disa nga shembujt e sjellë janë përfshirja e Edi Ramës, Elisa Spiropalit, Taulant Ballës, Belinda Ballukit, Erion Veliajt, Arben Ahmetajt etj në aktivitete që kanë të bëjnë, kryesisht, me rindërtimin pas tërmetit, ku përdoren burime dhe para publike, si dhe me dhënien e certifikateve të legalizimit apo investimeve të tjera publike. Publikimi i këtyre aktiviteteve është i ndaluar edhe me vendim të KQZ, bazuar në ligjin e miratuar sipas marrëveshjes së qershorit të kaluar”, thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike.  /tvklan.al