“PD kërkon menjëherë arrestimin dhe vënien përpara drejtësisë të banditit që për pushtetin e Edi Ramës kërcënon kreun e KQZ ”.

Sipas demokratëve ky nuk është i vetmi kërcënim i bërë nga personi që shantazhoi kreun e KQZ-së, Klement Zguri.

“Ky është i njëjti bandit që ka kërcënuar Aurel Plasarin që e ka denoncuar faktin pas bërjes publik të kërcënimit të kreut të KQZ duke vënë në dukje se kjo është fryma me të cilën Rama ka organizuar 30 Qershorin”.

Edi Paloka tha se shkak për kërcënimin ndaj Zgurit është bërë kërkesa e kreut të KQZ-së, për të hedhur dritë mbi mbushjen e kutive të votimit dhe manipulimit të numrit të votuesve. Partia Demokratike paralajmëroi kryeministrin që të tërheqë banditët që kërcënojnë, pasi në të kundërt do të mbajë përgjegjësi.

Tv Klan