Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Pjetër Arbnori ka kërkuar sot nga Komisioni i Jashtëm, të zëvendësoj deputetin Leonard Demi në postin e sekretarit të këtij komisioni. Arbnori e ka justifikuar kerkesën e tij me vetë largimin e Demit nga Partia Demokratike dhe humbjen e mandatit të përfaqësimit të kësaj partie,

Anëtarët e Komisionit të Jashtëm kanë refuzuar kërkesën e Arbnorit me shumicë votash duke kërkuar që, PD t’i drejtohet zyrtarisht parlamentit i cili është forumi që vendos. Të enjten në Komisionin e Jashtëm Parlamentar, kryediplomati Paskal Milo do të japë shpjegime për marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame