Basha: Hetim për zgjedhjet, Beketin dhe inceneratorët

Partia demokratike do te kërkojë ngritjen e tre komisioneve hetimore me rikthimin e saj ne kuvend. Vendimi u mor ne grupin parlamentar pas një mbledhjeje në pasditen e së hënës.

Në krye të komisionit hetimor për zgjedhjet do të jetë nënkryetari i demokratëve Enkelejd Alibeaj. Komisioni Hetimor për çështjen Becchetti do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, ndërsa komisioni hetimor për inceneratorët nga nënkryetarja, Jorida Tabaku.

Pjese e propozimeve që opozita do të bëjë me nisjen nga puna të komisioneve parlamentare është edhe ulja e TVSH për produktet e shportës nga 20 ne 6%.

Lulzim Basha nuk pranoi të përgjigjet për zhvillimet në Partinë Demokratike dhe turin e ish-kryeministrit Berisha në bazë. Pas Tiranës, Fierit dhe Vlorës, “Foltorja” e ish-kryeministrit do të ketë ndalesën e radhës të mërkurën pasdite në qytetin e Durrësit.

Tv Klan