Paloka1Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka deklaroi sot në nisje të seancës plenare se çdo vonesë në futjen në rendin e ditës së Kuvendit të kërkesës për ngritjen e Komisionit Hetimor për serverin e tatimeve, do të ndikojë në marrëdhënien e opozitës me Parlamentin.

Por kryetari i Kuvendit Ilir Meta tha se vonesa ka të bëjnë me qëndrimet e ndryshme të palëve në Këshillin e Legjistlacionit dhe se javën e ardhshme do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të marrë një vendim.

Tv Klan