Teliti: Të ndryshohet buxheti, të ndalen pagesat për PPP-të

Partia Demokratike i ka kërkuar qeverisë që të miratojë sa më parë një paketë të dyte serioze antikrizë që qytetarët të mund të përballojnë rritjen e skajshme të çmimeve.

Dorian Telitit, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, deklaroi se duhet vullnet politik për të konkretizuar një masë të tillë e cila të mos jetë si paketa e parë që zgjati 3 muaj e që nuk ishte gjë tjetër veçse një lëmoshë.

Partia Demokratike kërkon që të ndërhyhet menjëherë në buxhetin e vitit 2022:

· Të shkurtohen të gjitha shpenzimet operative jo të domosdoshme.

· Të pezullohen të gjitha procedurat e prokurimeve publike që s’kanë lidhje me rritjen e ekonomisë si dhe

· Të ndërpriten pagesat buxhetore për të gjitha PPP-të korruptive.

Tv Klan