“Vendimet e tyre për 6 padite e tjera, në shkelje të Kushtetutës e Kodit zgjedhor”

Partia Demokratike kërkon përjashtimin e 7 prej 8 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor, që kanë rrëzuar paditë për Gjirokastrën, Vlorën dhe Beratin në gjykatë.

Sipas selisë blu me vendimet e dhëna deri tani, këta gjyqtarë, njësoj si komisionerët politikë të KAS-it, kanë refuzuar  transparencën mbi atë që PD-ja e cilëson masakër zgjedhore të 25 Prillit.

Refuzimi i i kërkesave të PD-së për marrjen zyrtarisht të provave i vendos këta gjyqtarë në pamundësi për të gjykuar me paanësi edhe 6 kërkesat e tjera të ngjashme për blerjen e votës dhe deformimin e rezultatit të zgjedhjeve përmes përdorimit të shtetit në funksion të PS-së.

Kjo për PD-në bën që vendimet e tyre për 6 paditë e tjera të PD të jenë të paracaktuara, në shkelje të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor për një proces të paanshëm.

PD vlerëson se vazhdimi i ankimimeve me të njëjtën trupë zgjedhore, e cila është shprehur 3 herë me radhë  kundër kërkesës për transparencën e zgjedhjeve, është në shkelje të parimeve themelore të Gjykatës së Strasburgut për dhënien e drejtësisë.

Tv Klan