Komisioni_lidheve_hetimi_zana_xhuka_dielli-600x400TIRANË-Dielli-al-Pas heshtjes së qeverisë mbi vrasjen e 2 vëllezërve Korcar Çollaku, Partia Demokatike ka dorëzaur ditën e sotme në Komisioni e Sigurisë kerkesën për seancë dëgjimore për vrasjen e dy vëllezërve shqiptarë.

Shpjegimet PD i kërkon nga ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri. Për të bërë transparencën e kësaj ngjarjeje tragjike, PD kërkon të dije edhe nëse është shkëmbyer apo jo informacion për vrasjen me palën greke. Duhet që sipas saj të merren në shqyrtim pretendimet e familjarëve të viktimave. Kujtojmë që para dy ditësh në seancën e kuvendit,  deputeti i PDIU-së Tahir Muhedini ka kërkuar shpjegim qeverisë në lidhje me këtë ngjarje