PD kërkon shpjegime për 30 milionët e inceneratorit të Fierit





PD kërkon shpjegime për 30 milionët e inceneratorit të Fierit

16:20 17/08/2022

“Mega afera e shekullit, të gjenden paratë e shqiptarëve”

Partia Demokratike ka vijuar denoncimet për kontratën konçesionare të inceneratorit të Fierit.

Nga impanti i këtij qyteti, deputeti Luan Baçi kërkoi nga qeveria shpjegime përse nuk ka një VKM për 30 milionë eurot e këtij inceneratori dhe nëse ajo ekziston përse mbahet e fshehtë.

Demokratët pyesin gjithashtu se përse kontrata për inceneratorin e Fieirt nuk është botuar ende në fletoren zyrtare dhe pse nuk ndërpritet dhe të dërgohet për ndjekje penale, në një kohë kur pronarët janë në kërkim ndërkombëtar.

Sipas selisë blu, miliona euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, kryeministri Rama ia ka dhënë kompanive guackë të miqve të tij.

Tv Klan













Të ngjashme