Emri i Agron Xhafajt, vëllait të Ministrit të Brendshëm sipas opozitës nuk është i lidhur vetëm me trafikun e drogës, por edhe me lojërat e fatit. Për të ushtruar këtë aktivitet Partia Demokratike  thotë se ai ka marrë mbështetjen politike të Fatmir Xhafajt në kohën kur drejtonte komisionin e ligjeve, duke bllokuar me 8 muaj draftin e lojërave të fatit.

Të gjithë e mbajnë mend sherrin e Xhafës me Sufalin në 2016. Xhafa e bllokoi për 8 muaj ligjin në komisionin e ligjeve derisa bënë marrëveshje për ndarjen e tregut të bixhozit. Mbështetja e Ramës katërfishoi pikat e basteve…shumë prej tyre kanë lidhje me klanin Xhafaj, ja pse Xhafaj ka pasur një lidhje direkt në bllokimin e lojërave të fatit.

Enkelejd Alibeaj shkoi më tej kur zbardhi skemën sesi kompania ‘IKGSA’ që operon në tregun e bixhozit ishte e regjistruar në emër të dy prej anëtareve të bandës së Agron Xhafajt, Besnik e Gramoz Murataj.

Bashkëpunëtorët e Agron Xhafaj, vëllezërit janë pronarë të dy kompanive të basteve ‘IKGSA’, më e njohura dhe shfaqet me ‘eccobet’, ‘baste live’, ‘euro live’. Për këta dy të dënuar trafikantë droge duhet të kishte vepruar ligji antimafia. Deri me tani ligji s’ka vepruar për kompaninë e dy anëtareve të bandës që janë fasada që fsheh pronësinë reale të Agron Xhafajt mbi këtë kompani.

Opozita thotë se nga vitit 2015 kjo kompani ka shumëfishuar aktivitetin e saj në tregun e bixhozit duke hapur më shumë se 2 000 pika të reja bastesh.

Tv Klan