PD: Koncesionet kanë rritur borxhin

Akti normativ për buxhetin, arnim për ekonominë

Mosmbledhja e taksave dhe mbyllja e bizneseve për periudhën Prill-Qershor për demokratët janë dy prej arsyeve që i kanë kushtuar arkës së shtetit 75 milionë Dollarë më pak për vitin 2018. Ndaj dhe aktin normativ që qeveria kaloi në 26 Korrik për rishikimin e buxhetit opozita e sheh si arnim të rradhës për ekonominë që sipas saj perfomon me një borxh në rritje si pasojë e koncnesioneve dhe PPP-vë korruptive.

 “Borxh, të cilin qeveria e fsheh duke mos i deklaruar PPP-të si detyrime në kundërshtim me kërkesat e Bashkimit Europian. Sakaq, borxhi publik në nivelet aktuale e rëndit Shqipërinë përpara Gjermanisë ndër 15 vendet me borxh më të lartë. Shqipëria është e para në rajon për borxhin me 70 për qind dhe në qoftë se llogarisim këtu dhe kontratat koncesionare shkon me 83 përqind.”

Performanca e dobët fiskale thotë opozita është një nga arsyet që edhe në aktin normativ zëri i pagave dhe pensioneve nuk gjejne reflektim në buxhetin e 2018-ës.

 “Nuk do të ketë rritje pagash për administratën publike hiqet fondi prej 10 mln dollarë i planifikuar fillimisht për rritjen e pagave. Krijohet fond i veçante për shpërblimin e pensionistëve në masën 30 milionë dollarë (thjeshte për çështje propagande, pasi edhe vitet e mëparshme që nuk ka qenë zë i veçante, shpërblimi është përballuar nga fondet e ISSH-së.”

E vetmja rrugë për të stimuluar rritjen ekonomike përmes shtimit të të ardhurave në buxhetin e shtetit për selinë blu është rikthimi tek taksa e sheshtë.

Tv Klan

 

Kategori
PolitikaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*