PD: Koncesioni i sterilizimit, korruptiv



PD: Koncesioni i sterilizimit, korruptiv

15:38 06/01/2020

“I ka marrë buxhetit të shtetit 5 mln euro më shumë”

Një tjetër koncesion ai i sterilizimit është denoncuar nga Partia Demokratike si korruptiv. Selia blu akuzoi qeverinë se me kontratën e firmosur i ka marrë buxhetit të shtetit 5 milionë euro më shumë.

“Koncesioni i sterilizimit është vjedhje e hapur e një shërbimi që shteti mund ta kryente vetë me shumë më pak para. Që kur nisi nga funksionimi, ky koncesion 10 vjeçar i ka marrë buxhetit rreth 5 milionë euro më shumë, duke u bazuar në kontratën korruptive të firmosur nga qeveria e Edi Ramës”.

Demokratët thonë se paligjshmëria ka vijuar edhe përmes urdhrave të Ministrisë së Shëndetësisë për të kryer sa më pak operacione, sic ishte rasti i spitalit të Durrësit dhe ai i Shkodrës.

Për opozitën nëse shërbimin e sterilizimit do ta bënte shteti, kostoja do të ishte 2.4 euro për një set kirurgjikal, ndërsa me koncesionin e dhënë kushton 190 euro një set kirurgjikal.

Tv Klan



Të ngjashme