Partia Demokratike akuzoi sërish sot gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani si simbol i drejtësisë së kalbur nga korrupsioni dhe të lidhur me krimin e organizuar.

Selia blu kërkoi nga organet e Vettingut një përgjigje nëse u konfirmuan përpara konfirmimit në detyrë, lidhjet e Dvoranit me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe arsyet e mosekstradimit në Itali të Gramoz Muratajt, i dënuar me Xhafajn për trafik ndërkombëtar droge.

Po sot Partia Demokratike e akuzoi kryeministrin Rama edhe për bllokimin e emërimin të gjyqtarit shqiptar në Gjykatën e Strasburgut.

Sipas këshilltarit ligjor, Gazmend Bardhi, kryeministri ka propozuar sërish Sokol Berberin, kunatin e ministrit Fatmir Xhafaj dhe përfaqësuesin e SOROS, Darien Pavli me qëllim mbajtjen nën kontroll të këtij pozicioni nga qeveria.

Tv Klan