Partia Demokratike akuzoi sërish sot Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se manipuloi shifrat e pjesëmarrjes në zgjedhjet e 30 Qershorit.

Sipas ish-deputetes Oriola Pampuri, KQZ publikoi në faqen e saj zyrtare një dokument që 16 minuta më herët e kishte nxjerrë në faqen e tij në Facebook, kreu i deputetëve socialiste Taulant Balla.

“Taulant Balla është përfshirë në listën e personave që kanë kryer krim zgjedhor dhe bashkë me, Denar Bibën dhe kamikazë të tjerë do të paditen për shpërdorim detyre, fallsfikim dhe manipulim të votës”.

Partia Demokratike thotë se Balla dhe anëtarët e KQZ-së do të paditen për shpërdorim detyre, falsifikim dhe manipulim të votës.

Tv Klan