Partia Demokratike do të nisë nesër krijimin e koalicionit opozitar me firmosjen e marrëveshjeve me partitë e tjera të opozitës.

Sipas burimeve të tvklan.al, një nga pikat e marrëveshjes së koalicionit opozitar që do të nënshkruhet në orën 09:00, do të jetë kërkesa për zgjedhje të lira e të ndershme dhe largimi nga detyra i Kryeministrit Edi Rama.

Kjo do të jetë një nga pikat e marrëveshjes për krijimin e koalicionit opozitar, i cili synon krijimin e një qeverie tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Ndër partitë që do të nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit opozitar janë LSI, PR, LZHK, PBDNJ, PAA, PDK dhe PDIU. /

tvklan.al