PD: Kryebashkiaku i Vorës të japë dorëheqjen

PD: Kryebashkiaku i Vorës të japë dorëheqjen

12:18 23/08/2019

“Ka mashtruar në formularin e dekriminalizmit

Mungesën e reagimit të kryeministrit për akuzat e demokratëve për kryebashkiakun e Vorës, selia blu i sheh si blerje kohe nga ana e Ramës. Çlirim Gjata në emër të Partisë Demokratike i bën disa pyetje kryeministrit dhe ministres së energjetikës Belinda Balluku që sipas tij ka qenë mbështetësja e Agim Kajmakut për të kandiduar në krye të bashkisë së Vorës.

“A është arrestuar ndonjëherë në Greqi Agim Kajmaku alias Jorgo Toto? A ka çështje të hapur penale përfaqësuesi i Edi Ramës dhe Belinda Ballukut në Greqi? Pse Edi Rama dhe Belinda Balluku vendosën veton duke shpërfillur PS të Vorës, kur socialistët protestuan para 30 Qershorit për kryebashkiakun me probleme të Ramës dhe Ballukut?”

Demokratët kërkojnë që Kajmaku të japë dorëheqjen. Të enjten selia blu i kërkoi informacion Prokurorisë së Përgjithshme për Kajmakun pasi sipas saj ai ka fshehur një dënim në shtetin grek ku ka jetuar me emrin Jorgo Toto. Dënimi dhe dëbimi nga autoritetet i shtetit fqinj demokratët pretendojnë se është mbajtur i fshehur nga Kajmaku i cili nuk e deklaruar në forumualarin e dekriminalizimit. Vetë Kajmaku i ka hedhur poshtë këto akuza.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT