“E kthen Shqipërinë në lavatriçe të pastrimit të parave”

Për demokratët, nisma e qeverisë për amnistinë fiskale synon pasurimin e oligarkëve dhe kthimin e vendit në lavatriçen më të madhe të pastrimit të parave të pista të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Europë.

“Synimi parësor i ligjit është që të ndihmojë të inkriminuarit dhe organizatat kriminale që të pastrojnë pasuritë dhe paratë e tyre në mënyrë të paligjshme. Së dyti, ligji në fjalë është tentativa e radhës për ta shndërruar Shqipërinë në Panamanë e Europës dhe Ballkanit. Në nenin 5 pika 1 ligji evidenton se përfitues të këtij ligji janë edhe individë, rezidentë tatimorë në Republikën e Shqipërisë, pavarësisht shtetësisë së tyre”.

Ish-deputetja Tabaku thotë se drafti i qeverisë parashikon jo vetëm ruajtjen e konfidencialitetit, por edhe mos hetim për ata individë të huaj apo vendas, që do të përfitojë nga amnistia.

Tv Klan