“11 mln euro në vit vidhen me inceneratorin e Tiranës”

Landfillin e Sharrës, demokratët e konsiderojnë një skenë krimi, ku 11 milionë euro që perfundojnë në parajsat fiskale kanë bërë bashkë qeverinë, Ndragetën dhe Bandën e Lushnjes.

Sipas opozitës një ndër personat që duhet të vihet përpara drejtësisë nga SPAK-u është edhe Kryebashkiaku I Tiranës, Erjon Veliaj.

Selia blu akuzon qeverinë se përmes aferës me inceneratorin e Tiranës 30 vitet e ardhshme shqiptarët do të paguajnë nga taksat e tyre 400 milionë euro për klientët e qeverisë.

Tv Klan