PD: Largimi i Ramës, kusht edhe për reformën zgjedhore

PD: Largimi i Ramës, kusht edhe për reformën zgjedhore

15:43 16/09/2019

“Nuk ka negociata mes palëve”

Demokratët janë të gatshëm të bashkëpunojnë me mazhorancën për reformën zgjedhore, me kusht largimin e Kryeministrit Rama.

“Në qëndrimin e PD s’ka ndryshim në gatishmërinë për të negociuar për të realizuar reformën zgjedhore dhe zgjidhje të krizës, qeveri tranzitore pa Ramën Kryeministër dhe zgjedhje të përgjithshme të parakohshme të shoqëruara me zgjedhje lokale. S’ka negociata mes palëve për shkak të qëndrimit kokëfortë të mazhorancës dhe Ramës”, thotë nënkryetari i PD Edmond Spaho.

Largimin e Edi Ramës, nënkryetari Spaho thotë se Partia Demokratike e ka kusht edhe për zgjedhje të parakohshme. Fundi, thotë ai, do të ishte i njëjtë me atë të zgjedhjeve të 2017.

“Të hysh në një ndërmarrje tjetër me Ramën Kryeministër, është t’i shkaktosh vetes një dëm që do të ketë efekte në zgjedhje”.

Për krizën, nënkryetari Edmond Spaho hedh poshtë zërat për negociata mes palëve. Ai kundërshton edhe idenë e një koalicioni qeverisës PS-PD

“Nuk kemi kërkuar koalicion PS-PD, është i dëmshëm”.

Kundër një koalicioni qeverisës PS-PD u shpreh edhe ish-Kryeministri Berisha pak ditë më parë në emisionin “Opinion”, duke e cilësuar një dështim për demokracinë dhe sistemin politik, si dhe zhgënjim për njerëzit.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT