“Të merren masat për videomonitorimin e QV-ve”

Partia Demokratike i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të marrë masat sa më parë për të siguruar sistemin e videomonitorimit të qendrave të votimit, si dhe të procesit të numërimit kur ai kryhet në mënyrë manual.

Nëpërmjet një letre drejtuar Komisionerit të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, selia blu thekson se deri në këtë moment nuk rezulton që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të ketë marrë ndonjë masë për mundësimin e aplikimit të këtij sistemi monitorimi me kamera.

Në letrën që mban firmën e sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Gazmend Bardhi, thuhet se për këtë çështje palët ranë dakord gjatë diskutimeve në Këshillin Politikë dhe ajo u konkretizua me marrëveshjen e 5 Qershorit.

Tv Klan