Partia Demokratike e cilëson ligjin e propozuar nga Partia Socialiste për Presidentin si antikushtetues. Në një reagim për mediat, PD deklaron se ky ligj është “përpëlitja e fundit e një Kryeministri të degraduar nga pushteti i pakufishëm”.

Ky është shembulli tipik i një Kryeministri në ikje, që në panikun e humbjes së karriges, tenton të kufizojë edhe kompetencat kushtetuese të Kreut të Shtetit, duke shkelur Kushtetutën”, vijon deklarata.

Sipas Partisë Demokratike, Rama në vend që të zgjidh hallet e qytetarëve, por merret me luftën personale politike dhe listën e dëshirave të tij për më shumë pushtet.

Për qytetarët vetëm fjalë, tallje, premtime të pambajtura dhe mashtrime. Për vetë pushtet dhe pasurim të paligjshëm.  Në 25 Prill, shqiptarët do ta rezfuzojnë masivisht Kryeministrin e dështuar”, përfundon deklarata./tvklan.al