PD: Masakër pyjore me leje shtetërore

Posta

PD: Masakër pyjore me leje shtetërore

20:09 06/10/2019

“Edi Rama dhe Taulant Balla pjesë e lakmisë shtetërore”

Përmes një materiali filmik, Partia Demokratike denoncoi atë që e cilëson masakër me prerjen  e pyjeve  në zonat e mbrojtura të Librazhdit, Kolonjës, Dibrës dhe Laknasit në Tiranë. 

Kreu i Departamentit të Mjedisit në selinë blu, Jamarbër Malltezi, foli për banditë që  shfrytëzojnë pyjet për qëllime përfitimi, ndonëse që prej Shkurtit te vitit 2016 është e ndaluar me ligj prerja e drureve.

Sipas tij, duke lejuar prerjen e pyjeve, “Edi Rama dhe Taulant Balla faktohen se janë pjesë e kësaj lakmie shkatërruese antiligjore”. Malltezi thotë se inspektorët e pyjeve dhe policia nuk veprojnë për të ndaluar prerjet masive të pemëve dhe as për të çuar përpara drejtësisë përfituesit e kësaj masakre.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi