Megjithëse nuk ndodhet në parlament, Partia Demokratike do të japë qëndrimin e saj për buxhetin e vitit të ardhshëm në një aktivitet që do të zhvillohet të enjten.

Në një mbledhje të grupit parlamentar të zhvilluar paraditen e sotme u vendos që të vazhdojë mbështetja për protestën e banorëve të Unazës së Re.

Një tjetër pikë ishte procesi i zgjedhjeve brenda partisë, ku Basha kërkoi që zgjedhja e kryetarëve të degëve të përfundojë brenda dy javëve të ardhshme.

Kjo i paraprin mbledhjes se Kuvendit Kombëtar me 15 Dhjetor dhe menjëherë më pas do të nisë ngritja e shtabeve elektorale.

Mësohet se grupi i deputetëve demokratë diskutoi edhe për misionin e Komisionit të Venecias, që pas dy javësh të japë një qëndrim për “Vetingun në politikë”.

Tv Klan