Partia Demokratike do të mbledhë këtë të enjte kryesinë e grupit parlamentar. Kjo mbledhje, e cila do të nisë në orën 18:30, vjen një ditë para nisjes së legjislaturës së re.

Opozita do të kthehet në Kuvend pas dy vitesh pasi deputetët dogjën mandatet. Kjo lëvizje e demokratëve u pasua me protesta në rrugë.

Legjislatura e re në Kuvend pritet që të sjellë debat dhe retorikë të ashpër mes palëve. Edhe pse hyn në parlament, kryedemokrati Basha i konsideron zgjedhjet e 25 Prillit si një masakër elektorale të kryer nga ana e Ramës dhe kërkon reformë të re zgjedhore, reformë kushtetuese dhe ndarje të re territoriale./tvklan.al