Partia Demokratike do të zhvillojë ditën e enjte më 15 Korrik mbledhjen e Kryesisë. Në fokus të diskutimeve mes anëtarëve do të jetë shqyrtimi i përmbledhjes së analizës së zgjedhjeve të 25 Prillit për fazën e parë të saj.

Po ashtu do të shqyrtohen ndryshimet në statutin e PD-së që do t’i propozohen për miratim Kuvendit Kombëtar të partisë.

Mësohet se të mërkurën do të zhvillohet një mbledhje e Komisionit të Përhershëm Statutor, për të shprehur mendimin e tij për propozimet që do të vijnë deri të martën, nga anëtar të Komisionit, anëtar të Kryesisë, Kryetari i Partisë, anëtar të Këshillit Kombëtar, apo strukturat lokale të Partisë për anëtarët e Këshillit të Ri Kombëtar. Pastaj, në mbledhjen e kryesisë, Basha do të propozojë për votim për kandidatët.

Kujtojmë që më 17 Korrik, Partia Demokratike do të mbledhë Kuvendin Kombëtar./tvklan.al