Anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike janë mbledhur mesditën e kësaj të shtune për të analizuar mesazhin që donin të përcillnin me pjesëmarrjen e tyre protestuesit e 20 Shkurtit.

E ndryshimi sipas selisë blu vjen vetëm nëse qeveria aktuale ikën përpara zgjedhjeve parlamentare dhe procesin për to e drejton një qeveri teknike.

Pas mbledhjes, anëtarët e Kryesisë nuk shpjeguan se çfarë formash do të zgjedhin për të arritur deri tek largimi i qeverisë Rama dhe krijimit të një qeverie teknike por lajmëron se nga java e ardhshme të gjithë do të zbresin në bazë për t’u takuar me anëtarësinë e kësaj force por dhe ata që janë të pakënaqur nga qeverisja aktuale.

Tv Klan