Delegatët do të votëbesojnë Sali Berishën, do të merren vendime për zhvillimet e brendshme të PD

Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha do të mbledh më 2 Dhejtor, Kuvendin Kombëtar. Me vendim të kryesisë, është vedosur që Kuvendi të zhvillohet në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve.

Në organin më të lartë vendimmarrës të PD, delegatët do të votëbesojnë Sali Berishën, pas humbjes së zgjedhjeve lokale të 14 Majit. Në zbatim të statutit të partisë, vota e delegatëve do të vendosë nëse Berisha do të vijojë ose jo në krye të PD.

Po ashtu, në Kuvendin Kombëtar do të ketë diskutime dhe vendimmarrje të cilat lidhen me zhvillimet Brenda Partisë Demokratike. Që nga viti 2021, ky është Kuvendi i parë që mbështetet nga shumica e deputeteve demokrat, pas bashkimit të deputetëve që mbështesin Gazment Bardhin dhe Berishën.

Edhe në këtë mbledhje të Kuvendit Kombëtar PD nuk shkon e bashkuar plotësisht, pavarësisht thirrjeve për bashkim të Berishës, i cili përjashton nga çdo lloj forme bashkëpunimi Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn.

Klan News