Genc Ruli dhe Besnik Musataj, dy emrat e parë

Gushti do të jetë një muaj aktiv për Partinë Demokratike, ku do të vijohet procesi i përzgjedhjes së kandidatëve, finalizimi i programit qeverisës, si dhe përgatitja e strukturave për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Për këtë qëllim të hënën paradite demokratët do të mbledhin forumet më të larta vendimmarrëse, Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar të PD, të cilët do të vendosin për ngritjen e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për deputetë. Komisioni do të ketë 5 persona në përbërjen e tij dhe do të asistohet nga Sekretariati ndihmës i Komisionit i përbërë nga dy persona.

Deri tani janë zbuluar emrat e dy prej themeluesve të PD, Genc Rulit dhe Besnik Mustafajt, të cilët do të jenë pjesë e këtij procesi unik, që ndodh për herë të parë në Shqipëri. Propozimet e tjera ende nuk janë bërë publike, por Komisioni është konceptuar që të ketë në përbërje jo vetëm ish-drejtues të lartë të PD, por edhe personalitete të shoqërisë civile dhe medias, përfaqësues të botës akademike, etj.

Tv Klan