Raportim Live
21:30, 9 Maj 2025

VIDEO mbyllja e fushatës së PD

21:29, 9 Maj 2025

Berisha: Në 100 ditë ne hedhim bazat që çdo i ri dhe e re të realizojë ëndrrën shqiptare në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën se tij në takimin përmbyllës të fushatës elektorale ka prezantuar paktin për rininë.

Berisha theksoi se në 100 ditë, PD hedh bazat që çdo i ri dhe e re të realizojë ëndrrën shqiptare në Shqipëri. 

Lideri i opozitës gjithashtu tha se na ndan vetëm një ditë nga 11 Maji, ku e cilësoi si dita e vendimit më të rëndësishëm…Lexo më shumë

download app
21:08, 9 Maj 2025

Berisha të rinjve: Shkollimi dhe punësimi juaj është zotimi ynë solemn.

Sali Berisha: Të rinj dhe të reja, ju që votoni me datën 11 për herë të parë, keni një fat të bardhë. Po të gjithë ju të tjerët që shkoni me 11 Maj, vota juaj ka peshën e jetës tuaj, ka peshën e të ardhmes tuaj, ka peshën e ëndrrës tuaj të bukur. Në 100 ditët ne hedhim bazat që çdo i ri dhe e re, të mendojë, të realizojë ëndrrën shqiptare në Shqipëri. Zotimi ynë solemn është se do dyfishohen fondet për arsimin. Shkollat tuaja do modernizohen dhe se ju, se asnjë fëmijë nuk do mbetet analfabet. Se asnjë fëmijë nuk do mbetet pa shkollën e mesme. Asnjë mesatare nuk do ketë për ju në universitete.

Shkollimi dhe punësimi juaj është zotimi ynë solemn. Të dashur të rinj dhe të reja, mos harroni kurrë se me 11 Maj vota është edhe për dinjitetin tuaj. Ju jeni të rinj dinjitozë, ju e dëgjuat me veshët tuaj kur një njeri i shfazuar, kur një njeri i dezekuilibruar, u tha se për mandatin e katërt do u sigurojmë dy kile farë kungulli në një fyerje të madhe për të rinjtë dhe të rejat shqiptare.

Qeveria e ardhshme do shpallë paktin për rininë. Qeveria e ardhshme do paktin Startup Albania. Çdo i ri do punësohet brenda vitit pas diplomimit në ndërmarrje private apo publike. Me fondin e Startup Albania çdo i ri do përfitojë 5 mijë euro grant. Çdo sipërmarrës që do u punësojë ju do ketë zbritje 70 përqind në taksa. Ju një gjë mos e harroni, se beteja e jetës sonë është të sjellim kombin në rininë e tij. Ndaj dhe për talentet tuaja do ketë një fond të veçantë me të cilin do mbështeteni për të gjithë krijimtaritë tuaja, në art, në shkencë, në sport, në të gjitha fushat.

Sot, njeriu që u afroi ju 2 kg fare kungulli, u ofron ju një apartament për 108 vjet punë. U garantojmë se çdo çift i ri do ketë një çati. 30 mijë euro për të paguar interesat e kredisë. 70 euro për bebin e parë. 60 euro për bebin e dytë.  Për të tretin, pagesa e qeverisë nga lindja gjer në 23 vjeç.

21:05, 9 Maj 2025

Berisha premton: Do rritet mirëqenia

Kryedemokrati iu rikthye programit të tij qeverisës, me disa prej premtimeve më kryesore të tij. Ulja e çmimit të energjisë në 6 lekë për kilovat, krijimi i vendeve të punës dhe rritje pagash. Të gjitha këto simbolizojnë rritjen e mirëqenies për Berishën.

Sali Berisha: Ndaj dhe çdo biznes i vogël do blejë energjinë nga 18 në 6 lekë. Do përgjysmohet tarifa e ujit. Sipërfaqja publike do pjestohet me 5. Bashkitë s’do mund të tatojnë kurrë më shumë se 1% të xhiros. Biznese të tjera do kenë tatim fitimi 10%. Një fitim i madh për biznese, për krijimin e vendeve të punës, rritje rrogash. Do të thotë mirëqenie.

Nuk do ketë vend tjetër që të ketë taksa të ulëta si Shqipëria.

20:51, 9 Maj 2025

Berisha kërkon votën më 11 Maj: Ndëshkoni ata që ju poshtëruan

Berisha: Ne na jepet shansi për të shpëtuar Shqipërinë, të shpëtojmë shqiptarët nga kjo diktaturë që e shkretëtoi atë, e varfëroi, e izoloi më shumë se çdo regjim tjetër.

Sot këtu para jush unë dua t’u bëj një thirrje. Bashkohuni me datë 11 Maj, votoni ndryshimin. U jap fjalën se vota juaj do të jetë para të gjithësh votë për dinjitetin tuaj. Se vota juaj do jetë votë për të ndëshkuar ata të pamëshirët, që në mënyrën më çnjerëzore ju poshtëruan. Ju detyruan njerëz fisnikë të qani e me lotë të ftohta mjerimi. Jo, 11 maj, ju votoni.

20:44, 9 Maj 2025

Berisha: PD do bashkëpunojë ngushtë me qeverinë e kancelarit Merz

Kryedemokrati Sali Berisha, në fjalën e tij në mitingun përmbyllës, shprehu falenderimet e tij për Gjermaninë. Ai tha se do të ketë një bashkëpunim të ngushtë me qeverinë e kancelarit Merz, pas fitores së tij më 11 Maj.

“Siguroj se për PD dhe opozitën shqiptare, fitorja e CDU, zgjedhja e kancelarit Merz në krye të ekzekutivit gjerman, konsiderohet një fat i madh, një vendim i një rëndësie historike për Gjermaninë evropën dhe mbarë kontinentin. PD në qeveri, do vendosë bashkëpunimin më të ngushtë me qeverinë e kancelarit Merz, për rivendosjen e shtetit ligjor, ligjit e funksionimin e ekonomisë së tregut. Për shtrimin e Shqipërisë në një eksportues të mijërash mallrash made in Albania. Jo refugjatë siç është sot”, tha ai.

20:44, 9 Maj 2025

Chris LaCivita: Berisha do të shpëtojë të ardhmen e Shqipërisë

Amerikani Chris LaCivita, i cili është strategu i fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit mbajti fjalën e tij në takimin përmbyllës të fushatës elektorale të PD-së.

LaCivita në fjalën e tij ju bëri thirrje shqiptarëve që të votojnë Dr.Sali Berishën, pasi sipas tij ai do të shpëtojë të ardhmen e Shqipërisë…Lexo më shumë

20:25, 9 Maj 2025

Eurodeputeti gjerman: Pasaportën Europiane ua garanton vetëm politikani i madh, Sali Berisha

“Miq të Shqipërisë, sot është një ditë e lumtur për mua, sepse sot unë jam këtu me ju në këtë shesh. Më vjen shumë mirë që kthehem në këtë vend që e dua dhe të takoj  njerëzit që i dua. Kam një besim të fortë, tek e ardhmja e këtij vendi, e këtyre njerëzve, kam një besim të fortë tek të gjithë ju.

Është një njeri i madh në këtë vend, është një lider i madh në këtë vend, ky njeri i madh, ky lider i madh është Doktor Sali Berisha që është ulur në rreshtin e parë. Ai është një lider i cili para pak kohësh edhe gjithmonë e ka treguar se, mund ta orientojë këtë vend dhe ta prijë atë drejt lirisë. Sali Berisha është garantuesi i vetëm i lirisë dhe i anëtarësimit në BE. Kush do të jetë në Bashkimin e Europës, kush do të shikojë Shqipërinë vend anëtar të BE-së në të ardhmen e afërt. Kam këtu diçka për ju. Kjo është një pasaportë, është pasaporta ime, është një pasaportë e Bashkimit Europian dhe ju garantoj se Sali Berisha është i vetmi lider i këtij vendi i cili do të garantoj secilit prej jush një pasaportë Europiane.

Sali Berisha është i vetmi garantues që mund të ju sigurojë të rinjve që janë këtu pas meje një prespektivë drejt të ardhmen. Kur shikon përreth, shoh shumë njerëz, me shumë shpresë, shoh shumë njerëz me shpresë, po te ky komb dhe po te e ardhmja e të rinjve, dhe gjithashtu jam i bindur se në të ardhmen e afërt në Bashkimin Europian dhe do të takohemi po këtu në këtë shesh, ku do të festojmë shpresën e re. Po e mbyll me një falënderim të madh për Doktor Sali Berishën, i cili është ati i këtij kombi.”

20:15, 9 Maj 2025

Lordi britanik entuziazmon demokratët: Fitorja është kaq afër

“Zonja dhe zotërinj, ju sjell përshëndetje nga Dhoma e Lordëve dhe konservativëve në Britaninë e Madhe dhe Irlanda Veriore. Është kënaqësi që ndodhem këtu. Shoh prapa meje këta rinj, shoh sytë e tyre dhe pyes veten se si do të jetë e ardhmja e tyre.

Para disa vitesh brezi i ri e hodhi tiraninë, e hodhi komunizmin, despotizmin në emër të lirisë dhe demokracisë.

E ardhmja e Shqipërisë është një e ardhme e madhe, e begatë, e lumtur. Ne ndodhemi në një udhëkryq. Ne mund të marrim rrugën e klientelizmit, korrupsionit, krimit narkotik, lakmisë vetjake, për përfitimin e një grupi të vogël njerëzish. Ose ne mund të zgjedhim një rrugë tjetër, të re, të lavdishme: lirinë, demokracinë, biznesin, punësimin, begatinë, që Shqipëria të zërë vendin që i takon jo vetëm në Europë, por në botë, si një vend i madh, me vizion, ambicie dhe përparim, që ofron të ardhme për të rinjtë e saj.

Në përfundim ju them, fitorja është kaq afër. Dilni jashtë dhe tregojuni miqve tuaj, të afërmve tuaj për të ardhmen e fëmijëve tuaj për të ardhmen e Shqipërisë, për të ardhmen e këtij vendi të mrekullueshëm. Trokitni në dyer, flisni me njerëzit dhe u thoni atyre: mbështesni Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe sillni një të ardhme të shkëlqyer.”

20:02, 9 Maj 2025

Renis Gjoka dhe Stresi këndojnë në takimin përmbyllës të PD-së

19:29, 9 Maj 2025

PD mbyll fushatën në Tiranë, Berisha thirrje qytetarëve: Në 11 Maj votoni ndryshimin  

Tirana do të jetë stacioni i fundit elektoral për partitë politike para zgjedhjeve të 11 Majit. Partia Demokratike zhvillon takimin përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 Majit tek Bulevardi i Ri.

Rrugëtimi elektoral zyrtarisht nisi më 11 Prill ku PS pati si ofertë kryesore politike integrimin e vendit dhe pasaportën europiane, ndërsa demokratët që kërkojnë ndryshimin janë fokusuar tek ekonomia dhe lufta kundër korrupsionit.

Partitë e tjera, mbyllën fushatën dje duke kërkuar rotacion dhe ndryshimin e kësaj klase politike që qeveris dhe ka qeverisur vendin.

/tvklan.al