“Pacientëve pa Covid-19 u mohohet kujdesi shëndetësor”

Partia Demokratike akuzon qeverinë se po i mohon kujdesin shëndetësor të sëmurëve kronikë pa COVID-19, duke e futur sistemin në kolaps.

Sipas selisë blu, mbyllja e spitalit të Senatoriumit “Shefqet Ndroqi” për 5 të sëmurë me korona nga 120 shtretër që ka është shembull skandaloz i keqmenaxhimit të situatës nga ana e ekzekutivit.

Opozita e cilëson mohimin për kurim në spital publik të qytetarëve, akt kriminal. Ajo thotë se vendimi i qeverisë  për të mbyllur kaq gjatë sistemin shëndetësor i lë shqiptarët para dy alternativave, përkeqësimin e shëndetit ose përkeqësimin e gjendjes së tyre ekonomike, për shkak të faturave të larta që duhet të paguajnë në spitalet private.

Tv Klan