NokaPartia Demokratike bëri sot një tjetër akuzë ndaj Ilir Metës.

Flamur Noka – Deputet i PD:Mafia e minierave e Ilir Metës, që merret me biznesin e kromit po grabit në mënyrë arbitrare jo vetëm pasurinë e fshatrave të Kukësit, por po dhunon e ushtron terror prej shumë kohësh ndaj banorëve të këtij rrethi. Dje në fshatin Mamëz policia ka arrestuar e dhunuar fizikisht, burra e gra e të moshuar. 50 banorë janë shoqëruar në komisariat. E njëjta situatë e rëndë është edhe në fshatin Kalimash e Surroj.”

Sipas deputetit të Kukësit, Flamur Noka, banorët e fshatrave po protestojnë, por ata që kundërshtojnë dhunohen nga policia dhe arrestohen.

Flamur Noka – Deputet i PD: Prej afro dy vitesh, kjo klimë terrori është prezente në Kukës, dhe në shumë fshatra ku mafia e kromit e liçensuar dhe e kotrolluar nga Ilir Meta nuk kursen askënd.”

Partia Demokratike i bëri thirrje policisë së shtetit që të tërhiqet dhe të mos provokojë qytetarët, pasi përgjegjësit do të shkojnë para ligjit.

Tv Klan