“Janë mbetje spitalore, prokuroria të hetojë urgjent”

Teksa Ministria e Shëndetësisë deklaron se ka marrë të gjitha masat për pajisjen e bluzave të bardha me mjetet spitalore që u duhen për menaxhimin e situatës me koronavirus, Partia Demokratike akuzon Ministren Manastirliu se është përfshirë në një veprimtari kriminale, me pasoja të rënda në shëndetin e stafit mjekësor.

Nga Qendra Shëndetësore e Kamzës, Sekretari i Përgjithshëëm, Gazment Bardhi denoncoi se maskat që u janë vënë në dispozicion mjekëve janë të skaduara që prej vitit 2011.

Duke bërë përgjegjëse Ministren e Shëndetësisë, numri dy i demokratëve i kërkoi Prokurorit të Përgjithshëm të nisë urgjent hetimet. Bardhi tha se qeveria duhet të lërë propagandën dhe të marrë masa për mbrojtjen e mjekëve, të cilët janë në vijën e parë të frontit me përballjen e  virusit vdekjeprurës.

Tv Klan