Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Stand up Ornela Bego … Jemi këtu në sheshin kryesot të qytetit të Durrësit ku anëtarët dhe simpatizantët e PD janë duke pritur kryetarin Sali Berisha.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ju ka bërë thirrje sot nga Durrësi të gjithë shqiptarëve të bashkohen për të sjell zgjedhjet e parakohshme këtë pranverë. Të nxjerrim vendin tha ai nga protektorati i mafies. Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e kusarëve.

Sali Berisha, kryetar i PD:- “Ju ftoj ju tu japim zgjedhje të lira, zgjedhje të ndershme, zgjedhje të shpejta, përgjigje që duhet. Pushtetarët kusarë, të cilët tani së fundmi kanë vendosur të vjedhin votën tonë”.

Edhe përpara durrsakëve Berisha ka folur kundër Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Ai ka paralajmëruar Mejdanin dhe pushtetarët socialist të mos luajn me pluralizmin dhe votën e lirë të shqiptarëve.

Sali Berisha, kryetar i PD:- “Më 7 Prill të vitit 2000, të premten e zezë të shqiptarëve, morën vendimin e kobshëm për të ekzekutuar pluralizmin shqiptar. Ne jemi këtu tu themi aventurierve mos luani me pluralizmin se atë do ta prekni kur të kaloni mbi trupat tonë. Pluralizmi dhe liria janë shpirti ynë, janë e ardhmja jonë. Këta kukudh dhe këta mamuth, pasi i u frynë dhe u pasuruan me djersën e Durrësit, me paratë e Durrësit dhe të mbarë Shqipërisë, pasi ndërtuan vila dhe afera duan tju shpallin durrsakëve dhe shqiptarëve Selanikun për Durrës. Ne do ti shporrim kusarët”.

Berisha ka përdorur tribunën e improvizuar në qendër të Durrësit për ti uruar 60 vjetorin humoristit durrsak demokrat Fadil Hasa./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego