Kaso: Do analizohet çdo faktor i brendshëm

Teksa të shtunën kryesia e Partisë Demokratike pritet të diskutojë mbi analizën e humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, një pjesë e degëve e kanë përcjellë raportin në selinë blu. Ivi kaso, Sekretar për çështjet zgjedhore, i cili njëherazi ishte kandidat në betejën e 25 Prillit thotë se krahas faktorëve të jashtëm do të evidentohen edhe faktorët e brendshëm. Në tre qarqe, atë të Tiranës, Shkodrës e Durrësit,  demokratët kanë shënuar edhe performancën e tyre më të dobët në mandate.

“Kam vërejtur edhe problematika në zona të caktuara jo vetëm për mungesë dhe eksperiencë elektorale, por edhe për shkak të presionit te kundërshtarit qe ushtrohej mbi zona të ndryshe të PD, presion që u bëhej grup seksioneve”.

Për demokratët 25 prilli ishte një masakër elektorale, por a ka ndikuar në rezultat lufta e brendshme e kandidatëve për votë preferenciale, si dhe performanca e aleatëve, që prodhoi mandate përtej pritshmërive në kampin opozitar?

“S’ka kaluar pa lënë gjurmë dhe mbi PD por jo domosdoshmërish është një fenomen i dëmshëm. Për shkaqe që nuk vareshin nga PD dhe aleatët na u imponuan rregulla loje”.

Paralel me analizën në PD do të nisë edhe procesi i ndryshimeve statutore, që sipas Kasos duhet të ndikojë në forcimin e partisë.

“Në mënyrë që çka është e mire dhe objektive ilaç për disa probleme që partitë e mëdha vuajnë, të merret e të implementohet në mënyrë qe Kuvendi ta miratoje duke e bërë në këtë mënyrë struktrën e PD me nisjen e sesionit më të fortë dhe aksioni politik të shtrihet dhe objektivi ynë për ndryshimin të arrihet sa më shpejt.”

Por sa vend duhet të kenë në kupolën drejtuese të PD-së, ata drejtues qarqesh që performuan dobët, përtej objektivit të vënë nga Lulzim Basha?

“Nëse demokracia do i votojnë pavarësisht performancën së tyre elektorale, atëherë gjithçka është në rregull. Peshorja e më e drejtë për t’i dhënë gjithsecilit hakun.”

Analizën për zgjedhjet e 25 Prillit, Partia Demokratike do ta bëjë krahasuar me ato të tre proceseve elektorale të 2009, 2013 dhe 2017. Në skaner do të kalojnë edhe ata persona që kanë punuar kundër koalicionit në këto zgjedhje. Pas këtij procesi  dhe zgjedhjes së Këshillit të ri Kombëtar që do të dalë nga Kuvendi i datës 17 Korrik pritet që e gjithë kupola drejtuese të kalojë në zgjedhje.

Tv Klan