Bardhi: Votimi i kandidatëve, hapi i madh i fitores

Demokratët e kane nisur nga Kukësi procesin e votimit nga anëtarësia të listës së kandidateve për deputet.

Dhe për Sekretarin e Përgjithshëm të kësaj force ky proces vendos një vijë ndarëse mes PD-së dhe socialistëve në pushtet që sipas tij kandidatët e saj i përcakton krimi.

Tirana do të përmbyllë procesin e votimit duke qenë qarku i fundit që është përcaktuar ku anëtarësia do të votojë në 10 Tetor. Bazës së Partisë Demokratike pritet t’i çohen 300 kandidatë për t’u përzgjedhur dhe lista përfundimtare do të votohet nga kryesia e kësaj force politike.

Vendimi i miratuar në Qershor përcakton që kandidaturat e konfirmuara nga anëtarësia duhet të përbëjnë 80% të listës së propozimeve, ndërsa jo më shumë se 20% e listës do të përzgjidhen nga Kryesia e Partisë Demokratike, si prurje nga bota akademike, ish të përndjekur, pronarë, nga diaspora apo personalitete politike.

Tv Klan