Pesë ditë pas përfundimit të procesit zgjedhor për kryetarin e ri, Partia Demokratike do të nisë analizën për zgjedhjet e 25 Prillit.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u ka nisur këtë mbrëmje një mesazh të gjithë anëtarëve të Kryesisë dhe u kërkon që të mblidhen të premten në orën 11:00.

Sipas mesazhit, mësohet se në këtë mbledhje do të nisë dhe analiza në të gjitha nivelet për zgjedhjet e 25 Prillit.

Po ashtu mësohet se Kryesia do të kërkojë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë më datë 17 Korrik 2021./tvklan.al