PD: Nuk do të ketë bashkëqeverisje mes opozitës dhe PS

PD: Nuk do të ketë bashkëqeverisje mes opozitës dhe PS

13:00 13/02/2020

“Garantimi i fushëlojës së barabartë për të gjithë aktorët zgjedhorë”

Partia Demokratike ka prezantuar sot propozimet për reformën zgjedhore. Në një deklaratë për mediat, përfaqësuesit e PD, Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj dhe Ivi Kaso u shprehën se synimi i tyre është garantimi i fushëlojës së barabartë për të gjithë aktorët zgjedhorë.

Masat që ne parashikojmë, janë masa që kërkojnë mbi të gjitha respektimin e parimit themelor, që ka OSBE që është garantimi i fushë lojës së barabartë për të gjithë aktorët zgjedhorë, një parim i cili është konsakruar në paragrafin 5.4 të Dokumentit të Kopenhagenit të OSBE-së dhe që ka për qëllim, mbi të gjitha shkëputjen e shtetit nga politika, qënien e shtetit një organizëm neutral i cili funksionon në interes të publikut, të zgjedhësve dhe jo si aktor në favor të një partie që garon për të rrëmbyer pushtetin.

PD shprehet se tre paketat prekin disa aspekte.

Çështjet kryesore janë një rol i ri aktiv Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit në parandalimin e krimit zgjedhor, në goditjen e tij para ditës së votimit, një rritje e instrumenteve, fuqizimi i instrumenteve që do të kenë në dorë pikërisht organet ligjzbatuese, me një kornizë kontrolli të fortë në mënyrë që jo vetëm të luajnë rolin e tyre por edhe të mos abuzohen nga qeveria, por gjithashtu duke iu dhënë një rol të rëndësishëm instrumenteve të tjerë në dorën e zgjedhësve për të qenë ata faktor kryesor në denoncim dhe goditjen e krimit zgjedhor.

Një nga elementët kryesore që OSBE/ODIHR-i nënvizon në disa raporte; 2015, 2017, 2019 janë shitblerja e votës, është presoni mbi zgjedhësit që janë punonjës të administratës, cënimi i sekretit të votës, cënimi i lirisë së votës.

Sipas PD qëllimi i propozimeve është që të godasin pikërisht këto fenomene, qoftë duke i parandaluar, qoftë duke i ndjekur penalisht, në mënyrë që të rritet besimi jo vetëm tek procesi, por edhe tek legjitimitetiti i organeve që dalin nga zgjedhjet.

Ndërkohë, PD shprehet se nuk do të ketë bashkëqeverisje me PS.

“Nuk duhet të drejtohet nga Edi Rama, por nga persona me integritet, që garantojnë lirinë e votës”.  /tvklan.al



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi