Sipas Partisë Demokratike, në 2 mandatet e Edi Ramës si kryeministër, nga vendi janë larguar më shumë se 300 mijë shqiptarë.  

PD-ja thotë se Rama e barazoi Shqipërinë me vendet që janë në luftë për nga numri i lartë i azilkërkuesve në Bashikimin Europian.

Selia blu shprehet se nuk do të ketë mandat të tretë për kryeministrin Rama.

“Në 2 mandatet e Edi Ramës kryeministër më shumë se 300 mijë shqiptarë u larguan nga vendi. Me korrupsion, krim, arbitraritet, papunësi dhe injorancë, Edi Rama e barazoi Shqipërinë me vendet që janë në luftë për nga numri i lartë i shqiptarëve azilkërkues në Bashkimin Europian. Poshtërsi është të mohosh këtë të vërtetë, duke bërë me faj herë Bashkimin Europian, herë shqiptarët që ikin se nuk pajtohen me qeverisjen e keqe të Edi Ramës. Kjo do të marrë fund me votë të lirë! Për Edi Ramën nuk do të ketë më një mandat të tretë! Për Shqipërinë nuk do të ketë më eksod”, thuhet në një deklaratë të Pd-së në rrjetet sociale, e cila shoqërohet edhe me një video./tvklan.al