Edhe pasi mblodhi Grupin Parlamentar, pas takimeve me Ramën dhe Metën, Lulzim Basha i qëndron rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias, për vendet e rezervuara në organet kushtetuese, që do të dalin nga Reforma në Drejtësi.

Pra Partia Demokratike ka një dhe vetëm një kërkesë, që në fakt është zotimi im dhe zotimi i Edi Ramës në Bruksel dhe Uashington. Zbatimin e plotë të rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias. Zbatimin e plotë të Opinionit Final të Komisionit të Venecias. Nuk kemi asnjë kërkesë tonën, asnjë kusht tonin, por zbatimin e plotë të rekomandimit final të Komisionit të Venecias. Nëse pala tjetër bie dakord, jemi gati ta miratojmë që sot draftin kushtetues. Nëse pala tjetër nuk bie dakord, “Tungjatjeta!”, “Mirupafshim kur të bini dakord”.

Basha tha se opozita është e gatshme të votojë Reformën në Drejtësi nëse zbatohet i plotë rekomandimi 88, i opinionit final të Komisionit të Venecias.

Tv Klan