Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka përfunduar procesi i numërimit për zgjedhjet e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Në mesditë ka nisur dhe përllogaritja e votave por ende nuk ka një njoftim per fazën ku ndodhet ky proces.

Këshilli Kombëtar i PD votoi për përzgjedhjen e 265 anëtarëve të tij të rinj, ndërsa nga lista e 350 kandidatëve u larguan publikisht rreth 9 kandidatë me Erla Mëhillin, Edvin Kulluri, Edit’h Harxhi, Mimoza Hajdarmataj, Fabian Topollaj, Valbona Mezini, Gent Minarolli dhe Arben Skënderi.

Por në mbledhjen e të shtunës u vu re dhe rikthimi i Gazmend Oketës, Aleksandër Biberajt, Dashamir Sulës dhe Selami Xhepës.

Në listë munguan emrat e Jozefina Topalli, Ridvan Bode, Genc Ruli, Astrit Patozi, Majlinda Bregu dhe Eduart Selami, që kërkuan dorëheqjen e Bashës në vitin 2017. Ashtu siç kishte paralajmëruar, në punimet e kuvendit nuk mori pjesë as themeluesi i Partisë Demokratike, Arben Imami, i cili e quajti mbledhjen si anti-statutore.

Tv Klan