Sipas Partisë Demokratike Operacioni Forca e Ligjit nuk ka për të prekur asnjë pasuri të krimit.

Sekretari i Përgjithshëm i selisë blu, përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se Rama ka vetëm fjalë dhe propagandë kur vjen puna tek krimi.

“Krimi ndërton dhe pastron para në mes të Tiranës dhe Edi Rama nuk e prek dot. Krimi merr tendera publikë nga qeveria e Edi Ramës. Krimi ka leje ekskluzive mbi pasuritë natyrore të vendit dhe Edi Rama vazhdon të punojë për ta. Krimi e ka folenë në zyrën e Edi Ramës”, thotë Bardhi.

Sipas sekretarit të PD-së shumë nga pasuritë e krimit janë shpërblim për kriminelët që kanë blerë vota për pushtetin e Edi Ramës./tvklan.al