“Për përcaktimin e koalicionit, kemi afat deri në 17 shkurt”

Ndonëse mazhoranca e rrëzoi dekretin e Presidentit duke lënë në fuqi Kodin e ri Elektoral, opozita thotë se do të presë opinionin e Komisionit të Venecias, duke e cilësuar antikushtetues ndryshimin e njëanshëm të rregullave të lojës elektorale nga parlamenti.

Ne jemi në pritje që Komisioni i Venecias të japë opinionin e tij por ajo që është më e rënda, Kryeministri Rama i ka dhënë një goditje në fytyrë BE, atij që na ka përcaktuar si kusht një reformë gjithëpërfshirëse dhe jo reformë të njëanshme që prish standardet e zgjedhjeve në Shqipëri”.

Bylykbashi e sheh të paargumentuar qëndrimin e Kryeministrit se opinioni i Venecias bllokon zgjedhjet.

Kjo është gënjeshtër e Ramës, rregullat nuk hynë në fuqi para datës 17 shkurt kur nis regjistrimi i partive dhe kandidatëve, që do të thotë nga tani deri në 17 shkurt rregullat nuk kanë asnjë efekt për përgatitjen e zgjedhjeve”.

Një opinion pozitiv nga Venecia, Bylykbashi thotë se dikton rikthimin e palëve në tryezën e diskutimit për kodin zgjedhor. Argumentin e tij ai e mbështet në një shpjegim të kodit të praktikave të mira të bëra në vitin 2005, ku përcakton sipas tij rastet e ndërhyrjes një vit përpara zgjedhjeve në ligjin elektoral.

Rihapja e diskutimit dhe ndryshimit të Kodit Zgjedhor do ishte detyrim. Kur është e nevojshme ose kur të trajtohet një rekomandim ndërkombëtar ose kur duhet ndrequr një situate nën standardin ndërkombëtar që ka legjislacioni i vendit.

Pra kur kemi këto dy situata nuk vlen me kushti 1-vjeçar, përndryshe sistemi zgjedhor nuk ndryshon, nëse sistemi zgjedhor në dhjetor do konsiderohet në shkelje me standardin Parlamenti i Shqipërisë duhet të ndërhyjë menjëherë dhe para datës 17 Shkurt të ketë ndryshuar rregullat dhe të ketë rikthyer gjendjen në mënyrë që kur të regjistrohen subjektet, zgjedhjet një pjesë e standardeve të jenë arritur”.

Por një opinion në favor të mazhorancës, detyron opozitën të përgatisë taktikën e saj elektorale, pasi ndryshimet e bëra nga mazhoranca në Kodin Zgjedhor përcaktojnë daljen e koalicioneve më një listë të përbashkët në zgjedhje.

Ka ende kohë për regjistrimin e subjekteve zgjedhore në KQZ, afati me i parë është 17 shkurti për regjistrimin e partive dhe deri atëherë ndërkohe që opozita bën betejën për një opinion nga Komisioni i Venecias lidhur me sa të ndershme janë rregullat, në do hartojmë edhe taktikat që maksimizojnë rezultatin e zgjedhjeve për opozitën si në numër votash sigurisht edhe përkthimin e tyre në mandate në mënyre që në 25 prill Rama të largohet nga pushteti, nga vota që zgjedhësit do ti japin opozitës së bashkuar, taktikat që në do vemë në përdorim janë në diskutim dhe do ketë vendimmarrje përkatëse nga drejtuesit e partive të opozitës së bashkuar”.

Opozita e bashkuar ende nuk ka një vendimmarrje sesi do të dalë në 25 prill, me një, dy apo më shumë koalicione. Shumë prej përfaqësuesve të saj janë shprehur për daljen me disa lista.

Tv Klan