PD padit krerët e policisë për arrestimet tek “Unaza e Re”

Posta

PD padit krerët e policisë për arrestimet tek “Unaza e Re”

13:06 12/10/2019

“Të hetohen dhe pezullohen nga detyra”

Pas arrestimeve të tre banorëve të Astirit, Partia Demokratike ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës funksionarë të lartë të Policisë së kryeqytetit.

Selia blu i kërkon organit të akuzës të hetojë Drejtorin e Policisë së Qarkut Tiranë, Shefin e  Komisariatit të Policisë së Shtetit nr. 6, si dhe punonjës të policisë që sipas saj u angazhuan në dhunimin flagrant të protestuesve, ndonëse këta të fundit thotë opozita kishin kërkuar leje për tubim paqësor urgjent kundër projektit korruptiv të “Unazës së Re”.

PD i akuzon këta zyrtarë të lartë të policisë për “Shpërdorim detyre”, “Kryerje të veprimeve arbitrare”, “Mosmarrje të masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, si dhe “Pengim në ushtrimin e të drejtës për t’u shprehur, grumbulluar apo manifestuar”.

Tv Klan


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT