Partia Demokratike ka bërë sot një padi penale në Prokurori ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas selisë blu, Veliaj i dha kompanisë “Fusha shpk” 2.6 milionë Euro në një tender pa garë për të zëvendësuar me 400 pisha, palmat e thara në autostradën Tiranë – Durrës.

Veliaj akuzohet nga demokratët për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Sipas padisë së bërë, një rrënjë pishe është blerë me 6500 Euro, por një pjesë e tyre janë tharë dhe prerë nga vetë Bashkia.

Partia Demokratike thotë se në më pak se 3 vjet, Veliaj i ka dhënë rreth 25 milionë Euro kompanisë “Fusha”,  gjysmën e të cilave në tendera pa garë.

Tv Klan