Partia Demokratike ka paditur ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe disa punonjës të Policisë së Shtetit për shpërdorim detyre gjatë protestës, ku u hodh gaz lotsjellës.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm, janë sulmuar qytetarët me mjete të helmimit masiv edhe pse po protestonin paqësisht kundër qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Në lidhje me këto pretendime, Partia Demokratike kërkon pezullimin nga detyra të ministrit Sandër Lleshaj.

Ndërkohë PD ka shpërndarë një video nga protesta ku shfaqen dhe momentet e hedhjes së gazit lotsjellës.

Tv Klan