PD padit në gjykatë arkitektin e Teatrit të ri Kombëtar

Posta

PD padit në gjykatë arkitektin e Teatrit të ri Kombëtar

11:50 04/10/2019

Bjarke Ingels akuzohet për tre vepra penale

Partia Demokratike ka dërguar për ndjekje penale arkitektin danez Bjarke Ingels për përfshirje të paligjshme në atë që opozita e cilëson projekt korruptiv të grabitjes së tokës publike tek Teatri Kombëtar për ndërtimin e kullave private.

Në padinë e depozituar në prokurori, demokratët e akuzojnë arkitektin danez për tre vepra penale; atë të “Korrupsionit pasiv në sektorin privat”; “Dhënien e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”; si dhe “Ushtrim të  ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Demokratët kërkojnë nga prokuroria dhe gjykata që të urdhërojnë vendosjen në sekuestro të Teatrit Kombëtar për të parandaluar dënimin kundër interesit publik.

Partia Demokratike i kërkon, gjithashtu, prokurorisë të kryejë një hetim të plotë e të gjithanshëm për aferën me Teatrin Kombëtar, duke patur si pikënisje ftesën që arkitekti Bjarke Ingels deklaron se ka marrë në vitin 2016 nga Kryeministri dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë për realizimin e projektit të paligjshëm dhe korruptiv tek Teatri.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi