Partia Demokratike paralajmëroi anulimin e projektit për stadiumin e ri “Qemal Stafa”, pas ardhjes në pushtet.

Demokratët e cilësojnë atë aferë korruptive dhe aspak një arenë sportive, pas së cilës thonë se, fshihen interesat klienteliste të Kryeministrit Edi Rama.

Partia Demokratike thotë se projekti është bërë në mungesë të plotë transparence e konsultimi publik, dhe se futbollin e ka si mbulesë për pazarin e madh me qendrën tregtare.

Tv Klan